Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku shqiptar

Mjeku i njohur në Kosovë, Zenel Kabashi u nda sot nga jeta pasi ishte infektuar me koronavirus.

Vdekjen e doktor Kabashit Oda e Mjekëve në Kosovë e ka cilësuar si humbje të madhe për shëndetësinë e Kosovës.

"Angazhimi i tij në shëndetësinë kosovare do të jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të mjekëve si dhe komunitetitmjekëve në përgjithësi. Vdekja e tij është një humbje e madhe për shëndetësinë tonë dhe në emër të anëtarësisë së saj,OMK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetitmjekëve!", thuhet në njoftim.

Reagimi i plotë

Ndërron jetë Prof. Dr. Zenel Kabashi

Sot më datë 25 nëntor 2020 është ndarë nga jeta anëtari i OMK-së, Prof Dr Zenel Kabashi si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19. I ndjeri Prof. Kabashi ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve në fushën e mjekësisë, sidomos në lëminë e mjekësisë interne dhe gastroenterologjisë, meqë ai ishte edhe Profesor pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Angazhimi i tij në shëndetësinë kosovare do të jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të mjekëve si dhe komunitetitmjekëve në përgjithësi.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për shëndetësinë tonë dhe në emër të anëtarësisë së saj,OMK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetitmjekëve!
Shtuar më 25/11/2020, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori