Korea trembet nga Trump, ul kokën dhe kërkon bisedime
Koreja Veriore ka thënë se dëshiron të flasë “në çdo kohë dhe në çdo formë”, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar në mënyrë të befasishme takimin me Kim Jong-un.

Zëvendëspresidenti korean Kim Kye-gwan ka thënë se është për keqardhje vendimi i Trumpit për ta anuluar takimin që do të ishte i pari në histori në mes të dy liderëve të këtyre vendeve, raporton BBC.

Detaje rreth takimit të 12 qershorit në Singapor ishin të paqarta, mirëpo biseda do të përqendrohej në mënyrat për shkatërrimin e arsenalit bërthamor të gadishullit dhe uljen e tensioneve.

Vetëm pak orë para se Trump të anulonte samitin, Koreja Veriore ka thënë se ka shkatërruar tunelet e testeve bërthamore.


Shtuar më 25/05/2018, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori