Korçë, vdes në spital i riu, shkon në dy numri i viktimave
Njeri nga katër personat e plagosur në ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së hënë në Korçë, ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, njëri nga katër të plagosurit, i cili ishte transportuar në spitalin ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë, nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Policia ka sqaruar më herët se si pasojë e të shtënave me armë pranë një salle bastesh në Korçë, janë plagosur dy vëllezërit Denis dhe Emiljano Meminin, si dhe shtetasit Kastriot Sypin dhe Ermal Demollin.

Personi që ka gjetur vdekjen në spitalin ushtarak në Tiranë mësohet se është pikërisht shtetasi Kastriot Sypi.
Shtuar më 18/01/2011, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori