Korça nën bardhësi, Dardha e Voskopoja kalohen vetëm me zinxhirë
Moti i acartë me ngrica dhe reshje intensive të dëbores ka përfshirë një pjesë të vendit tonë këto ditë duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim.

Kështu në Qarkun e Korçës, reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë natësmbrëmshme.

Mësohet se trashësia e borës ka arritur deri në 10-30 cm.

Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve por lëvizja për në Dardhë dhe Voskopojë, duhet të kalohet me zinxhirë.
Shtuar më 16/01/2021, ora 09:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori