Korça dhe Pogradeci presin borën e parë për këtë dimër (VIDEO)
Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë mbrëmje.

Për herë të parë gjatë këtij dimri, borën e shijuan edhe banorët e qytetit të Korçës e Pogradecit.

Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Reshjet parashikohen të dobeta deri në orn 02:00.

Firmat kontraktore mësohet se janë në gatishmëri.Grupe pune dhe mjete janë të pranishme në Dardhë, Qafën e Qarrit, Dishnicë, Voskopojë, Gorricë, Qafe Pllocë.
Shtuar më 13/01/2021, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori