Kopshti Zoologjik i ferrit, të huajt bëjnë për një lek Blendi Klosin (FOTO LAJM)

Pasi “Daily Mail” dha alarmin për gjendjen ekstreme të disa kafshëve në një kopësht zologjik në Fier, Policia e Shtetit është mobilizuar për të shpëtuar kafshët që gjenden aty.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Inovacionit, Blendi Klosi në profilin e tij të Facebookut, shkruan Albeu.com

Luani me sy të nxirë bëri xhiron e botës me fotot e shkrepura nga reporterët e “Daily Mail”, të cilët e quajtën “Kopshti zoologjik i Ferrit” dhe për këtë arsye ka marrë vëmendjen e shumë njërëzve të huaj.

Këta të fundit i kanë mësyrë statusit të Blendi Klosit me komente që kërkojnë më shumë informacion mbi Luanin.

Disa të tjerë i thonë se nuk duhej të priste që të raportonte
"Daily Mail" për luanin, por instancat përkatëse duhet të ndërhynin me kohë.

Për më shumë ju fotjmë të shihni galerinë e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori