"Kopsë, çelës BMW, vidë apo orë", Artan Hoxha tregon mjetet e përgjimeve
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Opinion duke folur mbi temën "Kush po përgjon politikën", ka nxjerrë në studio format e disa prej mjeteve që përdoren në përgjime.

Ai ka treguar mbi disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj e tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike.

Hoxha ka deklaruar se edhe pse në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori