Çfarë po planifikon Rusia? E zbulojnë pamjet satelitore, Putin ndërton urë sekrete në kufirin me Ukrainën

Pamjet satelitore kanë nxjerrë zbuluar presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka ndërtuar një urë mbi lumin Pripyat, më pak se katër milje nga kufiri Bjellorusi-Ukrainë.

Sky News raporton se nuk mund të thuhet nëse ura ishte ndërtuar thjesht si pjesë e një stërvitjeje stërvitore apo si pjesë e palnit të pushitmit, por sipas analistit amerikan Michael Kofman, Drejtor i Studimeve për Rusinë në kompaninë amerikane të sigurisë CNA, ka thënë se po ndërtohet edhe një spital i ri fushor në Bjellorusi.

Kryeministri Boris Johnson gjithashtu pranoi ndërtimin e spitalit në Bjellorusi, pas një takimi urgjent që zhvilloi me Cobra.

Johnson vuri në dukje se ky grumbullim mund të “konceptohet vetëm si përgatitje për një pushtim”.

Kjo vjen në mes të lajmeve se presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka dërguar deri në 7,000 trupa të tjera në kufirin e tij me Ukrainën, pavarësisht se më parë pretendonte se po tërhiqte forcat e saj.

Një zyrtar amerikan ka thënë se pretendimet e Rusisë janë “të rreme” dhe se në fakt, ajo po rrit praninë e saj ushtarake në zonë./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 10:05