Kontrolle të befasishme "blindave" dhe makinave luksoze, çfarë ndodhi mbrëmë në gjithë vendin
Policia ka vijuar mbrëmë në orët e vona të natës kontrollet në të gjithë rrugët e Shqipërisë për elementë kriminalë duke kryer kontrolle të shumta të makinave.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në akset kryesore dhe rrugët e qyteteve të mëdha.

“Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrollebefasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore”, bën me dije policia.

Pritet që gjatë ditës së sotme policia të japë një bilanc të kontrolleve të mbrëmshme.

Njoftimi i plotë

Kontrollebefasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrollebefasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.

Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara.

Kontrollet po vijojnë në të gjitha qytetet e vendit.

Respekto ligjin/udhëto i sigurt

Shtuar më 10/02/2020, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori