E FUNDIT/ Interi "zbret me këmbë në tokë" Juventusin (VIDEO)
"Kontrata e vdekjes", Çapja pagoi 30 mijë euro për një ekzekutim
Hasmëritë e fisit Çapja nuk kanë filluar, as sot, as dje dhe as dy apo tre vite më parë. Bëhet fjalë për plot 15 vite më parë, kur mes njërit prej vëllezërve Çapja dhe një shtetasit Dritan Sheme ishte lidhur një kontratë.

Asokohe quhej “kontrata e vdekjes”. Sipas pikave të kësaj kontrate, Dritan Sheme përkundrejt vlerës prej 30 mijë euro, nga të cilat 15 mijë paradhënie dhe pjesën tjetër pas të kryhej puna.

Për ekzekutimin me këtë vlerë monetare duhej ekzekutuar shtetasi Rezart Çela, i cili në vitin 2005 po mbante shtrënguar Sokol Çapjen, për shumë makineta bixhozi në qarkun e Elbasanit, të cilat në fakt ishin në pronësi të një italiani të quajtur, Paolo Mazzuco.

Sheme, si një killer profesionist, ekzekutoi në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro. Mirëpo Sokoli, pasi u çlirua nga Rezart Çela, hyri në një gjendje euforie dhe nuk donte t’ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen.

Kontrata e vdekjes mes Shemes dhe Çapjat u shpjegua nga Elton Mema, djali i Fadil Memës, që ishte edhe kushëri me Shemen. Për hakmarrje, me 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas.

Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës, Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Beqiri, u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen, ndërsa Beqiri u la në arrest shtëpie. Ai u vra me 16 gusht të vitit 2012, ndërsa dy persona iu afruan banesës që ruhej me policë dhe iu prezantuan atyre se ishin djemtë e tezes së Gentian Beqirajt. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nazim Beqiraj.

Pas vrasjes së Çapjes në vitin 2005, me 19 qershor 2006, u vra Dritan Sheme në një banesë në kryeqytet, pak kohë pasi ishte kthyer në Shqipëri nga Italia. Për këtë krim, policia nuk ka identifikuar dot të dyshuarit.

Po në vitin 2006, mbeti i vrarë kunati i Fadil Memës, Ardian Ibrahimi, i cili u qëllua pranë autoshkollës që ishte në pronësi të Memës. Po ashtu edhe për këtë ngjarje, nuk pati persona të ndaluar apo të arrestuar pavarësisht se u shoqëruan shumë të tillë.

Ndërkaq në vitin 2009, mbeti i vrarë ish- efektivi i antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, i njohur edhe me nofkën Doda. Për këtë krim ishin dyshuar dhe u ndaluan, Armand Llaka e Marjus Tafa e Arben Jace. Gjykata nuk i vlerësoi provat e ofruara nga prokuroria, duke liruar të dyshuarit.

Ndërkaq në vitin 2012, në banesën e tij u vra Gentian Beiqiri, bashkë me babain e tij Nazim Beqiri, i cili ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë.

Me 13 mars 2013, u vra në Torino të Italisë, Fadil Mema. Ai u qëllua në mbrëmje me armë zjarri duke marrë 6 plagë, poshtë shtëpisë së tij. Djali i tij Eltoni iu pohoi mediave italiane se ata i dinin autorët e vrasjes së babait të tij. Gjithë seriali i vrasjeve, i pandëshkuar nga drejtësia solli edhe masakrën e mbrëmshme me tre të vrarë dhe 8 të plagosur.

Në shkurt 2016 të vitit 2016, një atentat me armë zjarri i mori jetën një tjetër anëtari të fisit Çapja, Agron Çapja, si dhe dy personave të tjerë: Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.

Në datë 20 nëntor të vitit të kaluar gjykata pushoi hetimet për herë të tretë për atentatin kundër ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema duke liruar nga burgu Florenc Çapjen.


Shtuar më 08/06/2020, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori