Një i vrarë dhe 5 të plagosur në Tiranë, gjendet makina e djegur e autorëve

Foto ilustruese

Pas masakrës së mbëmshme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti  e vrarë nga plumbat një grua dhe u plagosën 5 të tjerë, është gjetur  një mjet i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 te lokali i Fatjon Muratit, person i njohur në botën e krimit.

Persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri drejt lokalit duke bërë shoshë xhamat nga plumbat dhe duke vrarë Mimoza Pajën, ndërsa të plagosur mbetën 5 persona të tjerë, mes tyre dhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Sahit Murati, që dyshohet se ishte shënjestra e sulmit me armë.

Gjithashtu e lënduar mbeti dhe mbesa e viktimës, 10 vjeç, nga ciflat e xhamave.