Kontrabandë mallrash e dhunë në familje, 3 persona vihen në pranga në Durrës
3 persona janë arrestuar në Durrës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zbatim të planit për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore gjatë 24 orëve të fundit kanë ndaluar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

K.B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

P.D., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale “Dhunë në familje “.

A.S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në ngarkim të tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Edhe në ditët në vijim në mënyrë të pandërprerë Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës do vijojnë punën për kapjen e personave që cenojnë rendin dhe sigurinë publike me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori