Konspiracionisti Alfred Cako tha në “E Diell”, se janë bërë 4 mijë shkëmbime emailesh të Organizatës Botërore të Shëndetit, me liderë të ndryshëm botërorë.
Sipas tij, pjesë e emaileve është edhe kryeministri Edi Rama.
Në
emaile sipas Cakos është zbuluar komploti që po i bëhet
njerëzimit, e këtu nënkuptoi pandeminë e koronavirusit.
“Janë mbi 4 mijë
emaile të OBSH-së të kapura në komunikim me Biden, Bill Gates, edhe këtë tonin këtu. Të gjitha ata
emaile, çfarë kanë komunikuar për këtë komplot të madh që po i bëjnë
njerëzimit, mjerë ato ku do të futen, kaq po them”, u shpreh Cako.
Shtuar më 01/11/2020,
ora 22:44