Konspiracionisti: Kjo është lidhja e Berishës dhe Ramës me Iluminatin
Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në E diell, ka marrë pjesë në debat në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Teksa po fliste mbi vrasjen e bujshme, ai dha disa të dhëna që lidhen me lidhjet që sipas tij, kryeministri Rama ka me “Iluminatin”. Ai tha se Edi Rama ka lidhje të afërta me George Soros, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si një nga personat më të fuqishëm të “Iluminatit”.

Edi Rama kur ka ardhur në pushtet? Në 4 shtator të 98-ës mesa mbaj mend, ndërsa Hajdari është vrarë 10 ditë më mbrapa. Edi Rama është i lidhur me persona më të fortë të Iluminatit Geroge Soros, madje është thirrur dhe në dasmë.

Në politikën shqiptare këto 30 vite dy njerëz kanë qenë ambasadorë të Iluminatit, Sali Berisha dhe Edi Rama. Sali berishën jo më kot e takuan dy personat më të fuqishëm në botë, një ndër to edhe Geroge Bush. Sali Berisha e dinte se do të rikthehej në pushtet me ndihmën e tyre. Për Kosovën ishte bërë pazar 45 milionë euro për t’u larguar Rusia dhe ta merrnin perëndimorët. Kjo ishte arsye sepse rusët bllokuan aeroportin e Prishtinës”, tha Cako.

Shtuar më 04/10/2020, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori