Konspiracionisti akuza Ramës, Bashës dhe Berishës: Për vete do bëjnë vaksinën kundër COVID-19
Konspiracionisti Alfred Cako tha në studion e emisionit “E Diell”, se të krerët qeveritarë dhe familjarët e tyre do e bëjnë vaksinën kundër COVID-19.

Ndër të tjera Cako tha se sipas tij maskat nuk të mbrojnë, pasi të ulin imunitetin.

“Këto janë disa kërcënime që ecin në vazhdën e planit Rrok Feler, që quhet. Këtyre udhëheqësve të kabales, si është rasti i kryeministrit tonë. I rekomandohet të përdorin çdo lloj mjeti, edhe eliminimin fizik të personave që kundërshtojnë. Po ta shikosh janë ndarë në tre grupe, mjetet e presionit.

Mjeti i parë është nëpërmjet medias, shpëlarjen e masës së madhe të cilët nuk kuptojnë dhe mendojnë se janë të vërteta ato që thuhet në media. Ka pasur një emision para dy tre ditësh, ku kryeministrit ia ngriti topin një gazetar i cili bën tru shpëlarjen më të madhe duke u tallur gjoja me Iluminatin. Dhe kryeministri vazhdoi lojën duke bërë debat dhe duke dhënë rekomandime, që pse mediat kombëtare lejojnë të flitet për këto çështje. Maskat nuk të mbrojnë, të ulin imunitetin.

Kryeministri është një lexues i keq i librave, unë e kam klient tek shtëpia ime botuese. Ai është në rol e për t’ia qaj hallin. Ai mendon që Zahoja mund të bëj vaksinën, djali i madh do ta bëj. Ai mendon që edhe Shkëlzeni me fëmijët e doktorit me nipërit dhe mbesat do e bëjnë vaksinën, që doktori ka kaq kohë dhe thotë që ky është mbrapa me hapat e COVID-it”, tha Cako.

Shtuar më 18/10/2020, ora 19:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori