Konflikti për pronën, gratë: Nuk zbresim, duam shtëpitë tona
Për më shumë se dy orë e gjysëm, rreth 10 gra qëndrojnë në taracën e një pallati në ndërtim duke kërcënuar se do të hidhen prej andej. Gratë kërcënojnë se do të hidhen nga kati i 10-të i një pallati në ndërtim në zonën e Unazës së Re në Tiranë, nëse nuk zbatohet kontrata me pronarin e objektit dhe nëse nuk dorëzohen apartamentet sipas marrëveshjes së nënshkruar më parë mes palëve.

Sipas grave, janë 23 familje të cilat qëndrojnë prej 3 vjetësh me qera ndërsa shton se pronari i pallatit nuk ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me ta për t`u dhënë apartamente në këmbim të tokës.

“Do të marrim edhe fëmijët dhe nuk zbresin pa ardhur pronari dhe të na ndajë hyrjet që na takojnë në pallat” thekson më tej njëra prej gruave.

Ndërkohë gratë të cilat qëndrojnë të hipura në tarracën e pallatit në ndërtim deklarojnë se pronari i pallatit nuk u njeh kontratat e nënshkruara disa vite më parë. Sipas këtyre kontratave ndërtuesi do të kompensonte shtëpitë e prishura me hyrje apartamenti apo dyqane, në pallatin që do të ndërtohej.

Sipas informacioneve të fundit, kanë nisur negociatat mes policisë dhe familjarëve të grave për të hequr dorë nga tentativa për t'u hedhur nga lartësia.
Shtuar më 26/03/2012, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori