Ndodh në Elbasan, i dogjën makinën, pronari merr peng njërin prej autorëve

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuozhen për djegie të qëllimshme dhe pengmarrje.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy persona kanë djegur qëllimisht makinën e një 23-vjeçari në Elbasan.

Pas kësaj pronari i makinës ka ka marrë peng dhe ka dhunuar njërin prej dy autorëve në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Për rrjedhojë policia e Elbasanit ka arrestuar dy personat që dogjën makinën si edhe pronarin e mjetit, i cili mori peng një nga dy autorët.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 peronat që nduhmuan 23-vjeçarin në pengmarrje.

Njoftimi i Policisë

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vetëgjyqësia”, për zbardhjen e djegies së qëllimshme të një automjeti.

I vunë zjarrin një automjeti, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Vihet në pranga edhe pronari i automjetit, si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pasi morën me forcë në automjet dhe goditën me sende të forta, njërin nga shtetasit që dyshohet se ka djegur automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashhkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Elbasan, pas njoftimit për djegien e një automjeti, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë organizuar punën për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit.

Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se djegia e automjetit ishte e qëllimshme, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vetëgjyqësia”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

N. L., 37 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim;
J. Zh., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit U. G. dhe A. Zh., për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit N. L. dhe A. S., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit J. Zh.
Pas djegies së automjetit, shtetasi J. Zh., me vetëgjyqësi, në bashkëpunim me shtetasit U. G. dhe A. Zh., kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë goditur me sende të forta, shtetasin N. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjeti tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi N. L., si dhe disa aparate celulare.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 16.03.2023 11:46

Tags: