Konflikt për pasagjerë, zbulohet autori që qëlloi mbi furgonin
Disa të shtëna me armë kanë shkaktuar panik te njerëzit mbrëmjen e sotme në fshatin “Gropë” në Fierzë pasditen e sotme.

Sipas dëshmitarëve të shtënat ishin drejt një furgoni në lëvizje.

Policia ka arritur të identifikojë personin që ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Poravë, në Fushë-Arrëz. Mësohet se ai ështe 49 vjeçari Lek Ndou, i cili qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të furgonit të Tonin Pepkolaj.

“Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë të Fushë Arrëzit, shtetasi L.N. 49 vjeç banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T.P.. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar”.

Sipas uniformave blu, drejt automjetit që u qëllua nuk ka pasur tjetër person përveç drejtuesit, ndërkohë që nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta shkruan panorama.

Burime nga policia lokale thane se dy protagonistët janë konkurrent në profesion. Personi i shpallur në kërkim dhe T.P., ndaj mjetit të së cilit u qëllua me armë zjarri, punojnë të dy shoferë.

Më herët, ata kanë pasur një konflikt mes tyre për pasagjerë, thanë burime policore. Konkurrenca mes dy shoferëve duket se e ka agravuar aq shumë marrëdhënien mes tyre, sa këtë të premte konflikti u përshkallëzua edhe në përdorimin e armës së zjarrit.
Shtuar më 27/07/2018, ora 23:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori