Meta sfidon Ramën dhe Veliajn, dërgon padi në Kushtetuese për Teatrin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Këtë fakt e ka pranuar këshilltari juridik i presidentit, Bledar Dervishi për Zërin e Amerikës.

“Kerkesa ka ne objekt shfyqizimin e vendimit te Qeverise per kalimin ne pronesi te Bashksie te Teatrit Kombetar. Kjo kerkese e dyte eshte ne vijim te te pares. Prishja e godines ka efekt humbje te aseteve qe konsiderohen trashegimi komebtare”- tha ai.

Kjo është një sfidë e fortë që Meta ka përballur me Veliajn dhe Ramën, pas vendimit të Këshillit bashkiak për të diskutuar ditën e nesërme për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu në të njëjtin truall.

Nga ana tjeter, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon restaurimin e ndërtesës historike 80 vjeçare.

Kujtojme qe Organizata Europa Nostra e futur Teatrin e Shqipërisë në listën e 7 objekteve kulturore më të rrezikuara dhe ka shprehur gadishmërinë ta restaurojë me fonde europiane.


Shtuar 14.05.2020 11:02