Koncerti i Pavarësisë, si e ndezi Elvana Gjata gjithë sallën (VIDEO)
Elvana Gjata është rikthyer mbrëmjen e djeshme me një koncert madhështor në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës, për të festuar 11 vjet pavarësi.

Si gjithmonë, ajo i ka mahnitur të gjithë jo vetëm me zërin, këngët, emocionet e përcjellura, por edhe me veshjen e saj.

Këngëtarja ka veshur një fustan blu, me një kapele të madhe ku janë qendisur 6 yje, përshtatur me flamurin e Kosovës.

Për të parë një grimë nga performanca e saj ndiqni videon që shopqëron këtë lajm. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori