Koncerti gjigant në Prishtinë, kush janë yjet që do të ndezin skenën
Pëlqej
Në datat 10, 11 dhe 12 gusht do të mbahet në Prishtinë koncerti “Sunny Hill Festival” me organizator kyesor të atin e Dua Lipës, Dukagjinin.

Deri më tani dihej që së bashku me Lipën do të performonin edhe këta të ftuar nderi: Stanaj, reperi Action Bronson, Dj i njohur britanik S.G.Lewis, Col3trane dhe Grace Carter.

Pak orë më parë, Dua ka lajmëruar në Instagram se koncertit do t’i bashkohen edhe Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son shkruan anabel.

Sunny Hill Festival” do të ngjisë në skenë po ashtu edhe të tjerë emra të njohur të muzikës shqiptare. Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Gjiko, Lumi B, grupi “Asgjë Sikur Dielli”, Genc Salihu, Shpat Deda, Dren Abazi dhe shumë e shumë të tjerë.

Shtuar më 18/07/2018, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori