Komunistët rusë përkrahin kërkesën serbe për shtetësi ruse
Lider i Partisë Komuniste të Rusisë Genadij Zjuganov ka ftuar sot udhëheqjen ruse të lejojë shtetësinë ruse për serbët e Kosovës të cilët e kanë kërkuar këtë.

"Mendoj se me shumë vëmendje duhet trajtuar lutjen e më shumë se 20 mijë serbëve të Kosovës të cilët luten që të iu jepet shtetësia ruse nga frika për sigurinë e vet. Veç kësaj, unë mendoj se duhet përmbushur këtë lutje”, ka thënë Zjuganov për Interfaks duke shtuar se komunistët do ta përkrahin këtë kërkesë nëse ajo trajtohet në Duma. Duke përkujtuar se Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se “serbët në Kosovë i janë nënshtruar dhunës dhe diskriminimit”.

"Serbët janë të afërt me ne me gjuhë e me kulturë dhe nëse ata duan të bëhen shtetas të vendit tonë, duhet t’ua zgjasim dorën”, ka shtuar Zjuganov.
Shtuar më 15/11/2011, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori