Komiteti Teknik zbardh shifrat: Mbi 700 të prekur çdo ditë
Komiteti Teknik ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka treguar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën e pandemisë në vend.

Albana Fico shprehet se situata është me risk dhe se kërkohet një bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me mbajtjen e maskave, mbajtja e distancës dhe marrja e informaiconeve nga institucionet zyrtare.

“Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje ecuirinë e pandemisë në vend. Siç kemi bërë me dije çdo ditë, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për shkak të rriteujs së rasteve ditore.

Incidenca 301 persona për 100 000 banorë, mesatararja ditore e rasteve pozitive është 704. 2.1 për qind raporti i vdekjeve”, shprehet Fico.

Shtuar më 23/11/2020, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori