Komisioni për CEZ/ Ristani i kërkon Metës shkarkimin e Ballës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ish kryeministri Berisha do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për CEZ vetëm pasi të largohet si kryetar i komisionit Taulant Balla.

Ky vendim i demokratëve është bërë i ditur gjatë mbledhjes nga Arben Ristani. Sipas tij, Balla ka konflikt interesi me familjen Berisha, pasi është dënuar me 10 milionë lekë për shpifje. Kërkesa i është dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

"Gjykata e ka dhënë vendimin, ju jeni dënuar si shpifës me vendim gjyqësor. Në këto kushte, kur ka shkaqe të dukshme njëanshmërie, njerëz që merren me hetime mund ti vazhdojnë ata, dhe në këtë rast ka një shkak të dukshëm njëanshmërie, për shkak të inateve personale që keni me familjarë dhe të afërm të zotit Berisha.

Këtu nuk jemi për inatet personale, ato nuk i nxjerrim këtu. Duke qënë se jemi detyruar të zbatojmë ligjin, ju them se keni konflikt interesi. Zoti Berisha do të vijë në këtë seancë menjëherë sapo të largohet koflikti ligjor i interesit. Ne ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit, dhe po e depozitoj para jush që të mos gënjeni seancën tjetër kur të vijmë këtu. Ta shmangim këtë pengesë dhe të vazhdojmë shqyrtimin e çështjes”, tha Ristani. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2016, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.