Komisioni i ligjeve shtyn diskutimin e projekt-ligjit për bankat
Është shtyrë gjatë ditës së sotme diskutimi për projekt-ligjin për bankat në komisionin e ligjeve.

Vendimi erdhi sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve pas propozimit të bërë nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan shtyrjen e këtij diskutimi, me argumentimin se i duhej kohë për shqyrtimin e tij.

Sipas argumentimit të PS-së, drafti në fjalë do të shqyrtohet nga grupi parlamentar socialist e më tej do të jenë gati për diskutimin në mbledhjen e Komisionit.

Pritet që sot në emër të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj të çojë në komisionin e ligjeve edhe axhendën me ligjet që kërkojnë 3/5.

Nisma e deputetëve të PS erdhi pas deklaratës së një ditë më parë të kreut të PS-së Edi Rama se opozita do t`i dorëzojë një axhendë të specifikuar pune komisionit me ligjet që kërkojnë 3/5 kur do të jenë një rend çështjesh e afatesh duke dhënë edhe më shumë detaje.

Komisioni i Ligjeve pranoi kërkesën e PS dhe vendosi që të shtyjë diskutimin e pr/ligjit për bankat në një tjetër mbledhje. /albeu.com/


Shtuar më 08/11/2011, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori