Komisioni i ligjeve miraton kanidaturën e Bashkim Dedes
Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturën e Bashkim Dedes si kryetar të Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e sotme komisioni i ligjeve pasi ka shqyrtuar dekretin e presidentit Topi për emërimin e Bashkim Dedes si kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka miratuar me konsensus kandidaturën e tij për kreun e Kushtetueses.

Pas një përplasje të ashpër me maxhorancën për kreun e Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit Topi para se të largohej drejt New Yorkut vendosi të emëroje kryetarin e Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se kësaj gjykate i mungojnë ende 4 anëtarë, të cilët janë dekretuar nga presidenti por ende nuk janë shqyrtuar nga parlamenti. Tashmë miratimi i kandidaturës së Bashkim Dedes nga komisioni i ligjeve i hap rrugë edhe Kuvendit që ta shqyrtojë atë në seancën plenare.
Shtuar më 22/09/2010, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori