Komisioni i Ekonomisë miraton kandidaturën e Kules
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi kandidaturën e propozuar nga Partia Demokratike për Këshillin Mbikëqyrës së BSH. Bëhet fjalë për Dhori Kulen, i cili nuk arriti të marrë votat e opozitës në komision.

Pjestarët e së majtës ishin dakort me kandidaturën e tij, por u shprehën se votën e tyre do ta jepnin në Kuvend.

Ndërkohë në komision po shqyrtohet edhe kandidatura e dytë, Ela Golemi e propozuar nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Mbledhjen e mëparshme Komisioni Parlamentar i Ekonomisë shqyrtoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria: Ardian Fullanin, Elisabeta Gjonin dhe Petraq Milen. PS ka propozuar emrin e Ermelinda Meksit, kurse anëtari i 9 i Këshillit Mbikqyrës të BSH del nga këshilli aktual./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori