Komisioni Hetimor: Shtyhet me 2 muaj afati për punimet
Me 7 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni Hetimor miratuar kërkesën për zgjatjen me dy muaj të Komisionit Hetimor. Kjo kërkesë tashmë do ti kalojë kuvendit, për miratim në seancën e datës 3 tetor.

Ndërkohë kjo seancë është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve.

Pjesw nga debati
Alimadhi: Do të kërkoja që të paraqiteshin përpara këtij komisioni të gjithë drejtuesit e institucionet që kanë anuluar dekretin e presidentit. Ngritja e këtij komisioni i privon lirinë dhe të drejtat presidentit. Kam kërkuar të shtyhet afati i këtij komisioni. Ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk kemi një shkelje të rëndë. Presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje qe prek interesat e ketij vendit

Manja: Ky komision do të pres vendimin e komisionit të venecias. Lind nevoja për tu drejtuar kuvendit për të patur një afat shtesë. Kam propozuar që zgjatja të jetë me 2 muaji. Afati i kërkuar është në funksion të objektit të hetimit

Alimadhi: Të gjitha institucionet që ne kemi marre shkresa të paraqiten në komision

Manja: Do të ketë një seancë degjimore për të administruar dokumentat që jane marrë nga institucionet që janë kërkuar komisioni

Hyseni: Kërkesa për shtyrjen e afatit të komisionit, është proceduriale. Unë jam pro shtyrjes së afatit të komisionit hetimro

Manja: Në do ta kemi opinionin e komisionit të venecias pas datës 12 tetor

Valteri: Nuk kemi pse vazhdojmë të shtyjmë afatin e komisionit. Propozimi jonë është qe të mos shtyjmë afatin e komisionit

Shtuar më 18/09/2019, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori