Komisioni Hetimor i nis letër Venecias për shkarkimin e Metës
Komisioni Hetimor pritet ti nisë sot Komisionit të Venecias letrën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në letër, kërkohet një opinion nga Komisioni i Venecias për shkeljet kushtetuese të Presidentit.

Komisioni Hetimor u ngrit një muaj pas dekretit të Kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që ngrihet një komision për shkarkimin e Presidentit.

Presidenti Ilir Meta, pritet të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Nëse komisioni hetimor do t’i kërkojë Parlamentit shkarkimin e tij, Meta do të jetë presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti.


Shtuar më 22/07/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori