KOMENT/ Si ia lehtësoi Rama demokratëve dhimbjet e humbjes katastrofike
Nga Albeu.com
Fitorja e zgjedhjeve nga Partia Socialiste të dielën e shkuar nuk ishte një rezultat i zakontë. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje do të mund të qeverisë e vetme pa patur nevojën e një koalicioni.

Rama do t'i ketë më në fund duart e lira dhe askush s'do t'ja prekë "timonin" që ai e ka me aq shumë merak.

Wshtë një fitore e madhe, e cila meriton të festohet apo ajo?

Por, ndryshe nga sa pritej, Edi Rama dhe PS nuk i bënë "grricës" në festimin e fitores së tyre.

Madje, në fjalimin e tij, Rama foli si fitues duke falenderuar votuesit, një gjë e zakontë kjo, por edhe duke bërë thirrje për vijimin e reformave, ndërkohë që nuk harroi të përshëndeste rivalin e tij Basha.

Ndoshta edhe për shkak se e urren vulgaritetin, apo edhe për një shkak tjetër edhe më të madh se ky, Rama nuk nxiti fitore me flamuj, makina me bori në kupë të qiellit dhe ulërima çjerrëse nëpër rrugët e Tiranës.

Dhe kjo e ka një arsye.

Me sa duket kryeministri nuk ka dashur të bëhet i "frikshëm" për atë pjesë të shqiptarëve që nuk e votuan.

Rama e di se një pjesë e mirë e atyre që e votuan kundër, nuk e bënë këtë sepse simpatizonin ndonjë parti tjetër, por që të mos i jepnin më shumë pushtet nga frika se kthehet në "diktator".

Festa e socialistëve ishte e moderuar me sa duket edhe për shkak të zhvillimeve intensive në kampin tjetër, ku tashmë Bashës, me të cilin Rama bëri marrëveshjen e 18 majit, i rrezikohet seriozisht karrigia.

Wshtë e qartë se marrëveshja e 18 majit pritet të shtrihet edhe pas zgjedhjeve, gjë të cilën e paralajmëroi edhe Rama në mitingun falenderues dhe socialistët me sa duket nuk donin t'ia shtonin edhe më tepër "veremin" demokratëve duke i inatosur edhe më shumë me kryetarin e tyre nëpërmjet festave të tërbuara të fitores, edhe pse kemi të bëjmë me një fitore të rrallë për pluralizmin shqiptar të këtyre 20 e kusur viteve. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2017, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori