“Shpërthen” në zjarr makina në Llogora, merr flakë edhe rruga

Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga  flakët e zjarrit këtë të enjte  në Llogora.

Zjarri është përhapur edhe në rrugë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në Llogara. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet A. M.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet./albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 11:33