Kolegji Zgjedhor ka vendosur pushimin për çështjen e KZAZ-së numër 49. Damian
Gjiknuri, përfaqësues i PS-së i pranishëm në mbledhje, deklaroi për mediat, se gjykimi në themel nuk ka përfunduar ende.
"
Kolegji Zgjedhor ishte në pozicionin që edhe sot mund të jepte një vendim të drejtë, sepse argumentat tona ishin të qarta dhe nuk pati asnjë argument tjetër kundër.
Kolegji nuk u investua në themelin e problemit", u shpreh
Gjiknuri.
"Vendimi i trupës gjykues ka peshë shumë të rëndësishme në këto momente që po kalon Shqipëria", tha
Gjiknuri.
Shtuar më 26/05/2011,
ora 16:54