Kokëdhima: Rama është i çmendur, ka idhull Escobarin
Koço Kokëdhima ka bërë këtë të martë një deklaratë mjaft të fortë në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

I konsideruar si "mentori" i Ramës, Kokëdhima ka deklaruar se Rama është një i çmendur dhe i dalë mendsh. Më tutje, Kokëdhima deklaroi se Rama ka patur për idhull Eskobarin, por ia kaloi atij.

"Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të".

"Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij".
Shtuar më 18/06/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori