Këngëtari i
njohur grek
Notis Sfakianakis është arrestuar mbrëmjen e sotme në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë.
Efektivët e ndaluan makinën luksoze të këngëtarit pa ditur cili ishte brenda, por nisur
vetëm nga kontrollet për masat anti-covid.
E ndërsa është treguar bashkëpunues,
këngëtari është shprehur se “Unë i kam për sigurinë time” tha
Notis Sfakianakis. Tashmë
Notis, një emër shumë i
njohur, jo
vetëm në Greqi, por edhe jashtë saj do të përballet me dy akuza, posedim të drogës dhe armëmbajtje.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 23:40