Kokainë dhe armë me silenciator, pranga 23-vjeçarit në Vlorë (VIDEO)
Një 23-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi u kap me doza kokaine dhe armë zjarri.

Në kuadër të operacionit të koduar "Silenciatori" u arrestua shtetasi B. B., 23 vjeç, të cilit iu sekuestruan 2 dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë.

"Ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen "Pavarësia", me një sasi dozash Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike", sqaron policia.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".
Shtuar më 23/05/2019, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori