Parashikimi i motit për datën 12 gusht 2023

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.