I dha një letër fshehurazi Donaldit? Flet për herë të parë Balina Bodinaku

Banorët kanë pasur mundësinë të mirëpresin brenda shtëpisë së Big Brother disa vizitorë. Të parët që hynë brenda shtëpisë për të darkuar me banorët ishin opinionistët Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari. Këto darka kishin një kosto. Ata duhet të paguanin dhe paratë do të zbriten nga çmimi prej 115 mijë euro.

Por pas hyrjes së opinionistëve nisën spekulimet se Balina i ka dhënë një letër fshehurazi Donaldit. Kjo pasi kamerat fokusuan një moment kur opinionistja duket sikur fut një letër në xhep. Megjithatë, rreth këtyre spekulimeve, Balina ka folur që me nisjen e puntatës së sotme pasi u pyet nga Arbana.

Ajo i mohoi këto zëra duke mos kursyer dhe ironinë. “Meqë ishte fundi dhe loja ka mbaruar thash të fus ndonjë letër dhe të ndez pak sherret, ta bëj më interesante”, tha ajo. Pyetur se çfarë përgjigje mori nga Donaldi, Arbri shtoi se mori një zemër me qepë, duke iu referuar autografit ia dha kur po largoheshin.


Shtuar 11.02.2022 22:14