Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare endacaku në Pogradec, shkak dyshohet i ftohti ekstrem

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.4 në Pogradec. Nga këqyrja paraprake e trupit të shtetasit, Lytfi Pilinxhi nuk janë konstatuar shenja dhune

Dyshohet se 70-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë per shkak të temperaturave të ulëta

Njoftimi i policisë

Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

/albeu.com/


Shtuar 4.02.2023 14:36