Kodi Zgjedhor, Meta i nis shkresë Kuvendit

Presidenti Ilir Meta i ka nisur një shkresë zyrtare Kuvendit, ku i kërkon që të shtyjë rivotimin e Kodit Zgjedhor, deri në mbërritjen e opinionit të KomisionitVenecias.

“Gjejmë rastin të përsërisim edhe njëherë thirrjen e Presidentit të Shqipërisë, se tashmë pas kthimit në Kuvnd të logjit 118/2020, Kuvendi i Shqipërisë (duke filluar nqë nga komisionet përgjgjëse parlamentare), duhet ta rishqyrtojë këtë nismë nën dritën e arsyetimit të dekretit numër 11797, dhe të rekomandimeve të pritshme të KomisionitVenecias, i cili është investuar tashmë nga Presidenti i Republikës mbi këtë çështje”, thuhet në shkresën e Metës drejtuar Kuvendit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri është shprehur se pavarëshisht se vlerëson Komisionin e Venecias nuk ka kohë për të humbur, por nga ana tjetër eurodeputetët rekomandojnë pritjen e një arsyetimi nga Komisioni.
Shtuar më 27/10/2020, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori