Flamur Noka nuk liron foltoren kur i fikin mikrofonin

Deputeti demokrat Flamur Noka ka kërkuar fjalën në Kuvend për të denoncuar në lidhje me shembjet e banesave te “5 Maji” në Tiranë.

“Qeveria jote dhe ti po i vini ruspat pa i konsideruar as si qenie njerëzore. Nuk mund të ketë parlament në botë të flasë për përralla. Është një projekt korruptiv që rëndon në shtëpinë e zgjedhësve të zonjës”, deklaroi Noka.

Fjala e tij u ndërpre nga drejtuesja e seancës për shkak se Noka e kishte kërkuar fjalën për procedurë.

Ai nuk pranoi të ulej duke bllokuar foltoren për disa sekonda por u “dorëzua” pas fikjes së mikrofonit.


Shtuar 3.02.2022 13:33