Koço Danaj: Të vazhdojë rebelizmi i shqiptarëve përballë shovinizmit sllavo-maqedonas
Analisti nga Tirana, Koço Danaj, që është edhe themelues i listës për "Shqipërinë Natyrale" u shpreh se zgjimi i shqiptarëve të Maqedonisë është një shenjë e mirë.

Ai tha se protestat duhet të vazhdojnë edhe më tej dhe se kjo është një shenjë emancipimi i popullit shqiptar që jeton në Iliridë.

"Ka disa dite qe ne FYROM, shqiptaret po zhvillojne protesta. Ata jane rebeluar kunder nje pushteti qe sillet ndaj tyre ne menyre shoviniste. Ka pasur ne keto protesta, edhe perleshje midis popullit te rebeluar dhe policise njeetnike maqedonase te armatosur deri ne dhembe. Ka pasur edhe te plagosur nga shqiptaret e rebeluar dhe policia e armatosur. Duket se shqiptaret ne FYROM e kane ndare mendjen, ata jane shume hapa para politikaneve te tyre, shume hapa para BDI qe leshon nje komunikate bajate, por edhe shume hapa para PDSH qe thote se i mbeshtet, por nuk guxon te marre pjese ne keto protesta, qe nuk guxon te marre pjese ne kete rebelim", ka postuar Danaj në Facebook.

Danaj shprehet se rebelizmi i shqiptarëve është progresiv, evropian dhe i ligjshëm, pasi përballë kanë kërcënimet, shovinizmin gruevskian përçmimin dhe dhunën etnike. /albeu.com/


Shtuar më 07/07/2014, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori