Koalicioni PS-LSI dhe zgjedhje e Presidentit, Rama takohet me Metën te Kryesia
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë nisur një takim te Kryesia e Kuvendit.

Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.

Nga ana tjetër ky takim po zhvillohet para proceduarve për zgjedhjen e Presidenti të ri. Ndërkohë që nesër kryeparlamentari Ilir Meta në orën 10:00 do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ndërsa vlen të theksohet se zgjedhjet e 18 Qershorit janë shumë afër dhe opozita ka theksuar se nuk do të marrë pjesë nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përpos kësaj Partia Demokratike kërkon dhe krijimin e një qeverie teknike.

Ndërkaq lidhur me këtë situatë kryeministri Rama është shprehur se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor. Ndërkohë aleati i tij në koalicion Ilir Meta ka thënë se zgjedhje pa opozitën nuk do të këtë./Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2017, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori