Koalicionet, OSBE-ODIHR i gatshëm për të dhënë rekomandime
OSBE-ODIHR ka reaguar pas propozimit të Partisë Demokratike lidhur me koalicionet parazgjedhore për marrjen e një opinioni nga ky institucion.

Në një reagim për Ora news, OSBE se ka mbështetur Këshillin Politik dhe se do vazhdojë ta bëjë diçka të tillë.

Më tej, OSBE-ODIHR sqaron se shpreson të marrë detaje nga këshilli në mënyrë që të ofrojë ndihmë për këtë çështje.

Reagimi

‘Ju mund të jeni të vetëdijshëm se ODIHR mbështeti punën e Komisionit Parlamentar Ad-Hoc dhe Këshillit Politik përpara miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor këtë verë.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim Këshillin, dhe shpresojmë të marrim detaje nga Këshilli në lidhje me aktivitetet e tij, në mënyrë që të japim një ndihme konkrete.

Si gjithmonë, ne jemi gati të mbështesim Shqipërinë në adresimin e rekomandimeve elektorale të ODIHR-it.’
Shtuar më 16/09/2020, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori