KMSH reagon për videon tallëse ndaj priftërinjve: Dënojmë ngjarjen, do marrim masa
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me videon mes imamit Ahmed Kalaja dhe Andi Lilës, ku ata shfaqeshin duke ironizuar përfaqësuesit e klerit ortodoks.

Reagimi i KMSH-së

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si një institucion i promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, ka ndjekur me shqetësim publikimin e ndodhur disa ditë më parë, ku gjatë një bashkëbisedimi jo të kujdesshëm të shfaqur në mediat sociale midis dy futbollistëve të kombëtares dhe një imami, u la vend për keqkuptim dhe lëndim të ndjenjave dhe besimeve të tjera fetare.
Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e KMSh me synim që raste të tilla të mos përsëriten.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt me Komitetin Shtetëror të Kulteve, sqarojmë opinionin publik se bashkëndajmë shqetësimin e këtij institucioni, shprehur edhe me shkresën e fundit, në lidhje me ruajtjen dhe moscënimin e traditës së shquar të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e vyer kjo e trashëguar ndër vite./Albeu.com/


Shtuar më 28/03/2017, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori