Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është diskutuar për
kandidatët prokurorë që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK).
Relatori Sandër Beci ka prezantuar të gjithë punën voluminoze të KLP-së në përzgjedhjen e prokurorëve që do të hetojnë zyrtarët e lartë të shtetit, si dhe grupet e organizuara kriminale. Ai sqaroi se KLP, në bazë të rregullores, nuk ka pranuar dosjet e prokurorëve që janë në proces hetimor, por vetëm ato që janë mbyllur.
Mësohet se nga 28 kandidatë për SPAK tre u skualifikuan pasi nuk kishin punuar asnjëherë si prokuror, një kandidat tjetër është shkarkuar nga vetting-u dhe Shkëlzen Cena u dorëhoq.
Për
kandidatët e mbetur në garë do të ketë tre kualifikime në bazë të
pikëve.
Votimi do të jetë 8 deri në 10 pikë ku do të përcaktohen prokurorët me
kualifikim të lartë për në SPAK. 5-7 pikë atë me
kualifikim të mesëm, si dhe ata me
kualifikim të ulët.
Me dhënien e
pikëve,
kandidatët që do të përcaktohen me
kualifikim të lartë dhe kanë kaluar vetting-un do të bëhen menjëherë pjesë e SPAK, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar vetting-un do të pritet përfundimi i procesit.
Shtuar më 16/07/2019,
ora 12:39