KLGJ merr vendimin drastik, mbyllen gjykatat në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë veprimatrinë e shërbimeve
gjyqësore për shkak të përhapjes së koronavirusit.
KLGJ njofton publikun për pezullimin të veprimtarisë dhe shërbimeve
gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm.
Ndërkohë
përjashtohen nga efeketet e këtij
pezullimi veprimatria dhe shërbimet
gjyqësore që lidhen me çëshje me natyrë të ngutshme, të vlerësuar si të tilla
rast pas
rast nga gjyqtari.
Po ashtu
përjashtohen nga efeketet e këtij
pezullimi seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë në burg dhe kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijojë shqyrtimi i tyre.
Në çdo
rast nga ana e gjykatë sduhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave
gjyqësore.
Kujtojmë se pak më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani janë regjistruar 10 raste të prekur.
Shtuar më 10/03/2020,
ora 13:39