Kjo video për 5 ditë u shikua mbi 5 milion herë (VIDEO)
Pëlqej
Keenan Cahill dhe 50Cent
Kujt ja merrte mendja që 15-vjeçari Keenan Cahill do të popullarizohej kaq shumë për një kohë kaq të shkurtër. Ai hapi një faqe në Youtube dhe filloi ti ngarkojë videot e regjistruara me kamerën e kompjuterit të tij.

Në videot e publikuara ai bën "playback" me këngë të njohura. Publikimi i këtyre videove në faqen kryesore të Youtube.com i solli famën Keenan-it.

Në fakt, ajo që e bën të veçantë këtë 15-vjeçar është pamja fizike. Ai është i sëmurë nga sindromi Maroteaux-Lamy dhe që nga mosha 8 vjeçare ai nuk ka treguar asnjë shenjë zhvillimi fizik.

Keenan-i para ca ditësh morri pjesë në shouin televiziv, Chelsea Lately Show. Ai u kishte bërë gati një surprizë spektatorëve. Me një xhirim special në dhomën e tij, ai këndon bashkë me 50Cent-in këngën "Down On Me".


Pas këtij programi kjo video u ngarkua në Youtube dhe për 5 ditë u shikua mbi 5 milion herë. (albeu.com)


Shikoni këtë video:

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/Dwimc4cvUmQ?fs=1&hl=en_US">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>youtube.com/v/Dwimc4cvUmQ?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="480" height="370">
Shtuar më 14/11/2010, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori