"Kjo thjesht ma heq trurin", Bill Gates i kundërvihet Trump-it
Bill Gates ka kundërshtuar përpjekjet e administratës së presidentit Trump, për “t’iu mbyllur gojën” ekspertit të sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci dhe shkencëtarëve të tjerë.

“Janë të angazhuar në sulmin e shkencëtarëve dhe ndaj nuk po flasin për mënyrat e duhura për të shpëtuar jetë. Në vend të kësaj minojnë besueshmërinë e personit më të ditur”, tha themeluesi i Microsoft gjatë një diskutimi virtual.

“Ekspertiza ka rëndësi dhe CDC kryesisht nuk është e lejuar të flasë. Dhe kështu, për fat të mirë, Dr. Fauci është ngritur mbi nivelin e zhurmës duke folur për maskat dhe praktikat më të mira. Por ata po përpiqen ta minojnë atë, për disa arsye … Kjo thjesht ma heq trurin” tha filantropi.

Gates shtoi se Amerika ka ende kohë për të bërë një punë shumë më të mirë, por së pari duhet të pranojë se nuk po bën një punë të përsosur.

“Aksesi në testim nuk është i njëtrajtshëm, kështu që ju e dini, nëse doni të pranoni se nuk keni bërë një punë të përsosur, ju mund ta përmirësoni këtë gjë shumë, shumë shpejt”, tha Gates.
Shtuar më 14/10/2020, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori