Tentuan të abuzonin me 23-vjeçaren, arrestohen dy djem në Durrës

Policia ka vënë në pranga dy djem të Durrës, 16 dhe 23 vjeç, pasi kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 9.11.2022 12:49