Kjo është për të gjithë ju gjumashët, ja si të zgjoheni në mëngjes pa përtesë

Për shumicën e njerëzve zgjimi shpejt në mëngjes është një torturë e vërtetë.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si të zgjoheni shpejt dhe plot energji për të filluar ditën.

 

1. Gjeni një arsye të mirë për tu ngritur më herët

 

Para se të shkoni në shtrat, kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni të nesërmen. Rirregulloni planet tuaja, në mënyrë që detyrat më të vështira dhe domosdoshme të përfundojnë deri në mesditë. Në këtë mënyrë, ju do të vini re disa ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës gjithashtu, sepse mëngjesi është koha më e mirë për të qenë produktiv dhe më të suksesshëm në punët tuaja.

2. Harrojeni butonin ‘Snooze’ që ekziston dhe hiqni dorë nga “10 minuta shtesë”

A po bie alarmi juaj? Atëherë çohu tani! Menjëherë! Nuk ka justifikime. Sigurisht, ju mendoni se është më mirë të flini edhe 15 minuta, një gjë e tillë nuk çon askund. Si rezultat, do të bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë dy herë më e vështirë të ngriheni 10 minuta më vonë.

3. Nëse jeni zgjuar pak më herët , ngrihuni nga shtrati

Nëse e lini alarmin tuaj në 6:00 të mëngjesit, por hapët sytë në 5:40, mos të i’u vie keq për ato minuta të ‘humbura’. Nuk ka dobi të riktheheni në gjumë. Provoni të mendoni diçka pozitive. “ 20 minuta më shumë kohë të lirë! Në atë kohë unë mund të gatuaj një mëngjes të mirë, të lexoj apo të rregulloj flokët “.

4. Çohuni në të njëjtën kohë si ditët e javës ashtu edhe në fundjavë

Mund të duket se nuk është detyrë e lehtë në fillim, por së shpejti trupi juaj dhe më e rëndësishmja, truri juaj, do të mësohen.

5. Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi të jeni ngritur, ndiheni sikur mendja juaj është akoma në gjumë të thellë. Hapni dritaren, ose më mirë akoma, dilni në ballkon nëse koha është e mirë. Merrni frymë thellë dhe papritmas do të shihni gjithçka më qartë.

6. Pini një gotë ujë

Mënyra më e mirë për të përgatitur ilaçin ‘anti-gjumë’ është të shtoni në ujë pak limon dhe një lugë çaji mjaltë. Pini këtë “koktej mëngjesi” dhe jeni gati!/albeu.com